Flash

Ekzekutimi mafioz në Memaliaj, informatori dyshohet se u dekonspirua nga kupola drejtuese e Policisë së Shtetit

Lapsi.al 7 September 2018
Ekzekutimi mafioz në Memaliaj, informatori dyshohet se u dekonspirua nga

Detaje të reja janë zbuluar mbi ekzekutimin e të dyshuarit si informator i policisë së Gjirokastrës Alket Muho, mëngjesin e së enjtes në fshatin Rabije të Memaliajt. ABC News ka mësuar nga grupi hetomor se, 43-vjeçari, dyshohet se kishte telefonuar në numrin e gjelbër të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave pranë ministrisë Brendshme në fillim të muajit shtator, duke denoncuar mbelljen e bimëve narkotike në fshatin Gllavë. Mësohet se pas marrjes së informacionit punonjësit e SHÇBA-së, u nisën drejt malësisë së Gllavës ku u konstatuan shumë paracela me kanabis të kultivuar në një tokë pa pronar.

Edhe pse u asgjesuan afërsisht 5000 mijë bimëve narkotike më datë 4 shtator, policia nuk njoftoi zyrtarisht për aksionin e kryer. Veprimi “blic” i oficerëve të SHÇBA-së kryeqytetit u krye pasi, kishin marrë informacion se aksioni i tyre mund të dekonspirohej nga policia lokale e Memaliajt. Ndërkohë që zhvillohej operacioni kundër kultivimit të bimëve narktotike, viktima Alket Muho atë ditë kishte shkuar tek të afërmit e tij në qytetin e Patosit. Largim i 43-vjaçarit nga fashti i tij i lindjes Rabije drejt Patosit ditën kur ndodhi aksioni, mendohet se ishte ndërmarrë me pëlqimin e drejtuesve të plicisë së Gjirokastrës. Ky veprim u ndërmor për të larguar çdo dyshimin nga komunitetit i zonës për Muhon, ditën që ndodhi operacioni.

Për ngjarjen e rëndë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë nisur verifikimet për efektivin e zonës dhe zinxhirin komandues të policisë së Tepelenës, ku u gjetën bimët narkotike, të cilat duhet të ishin zbuluar më herët nga agjentët e antidrogës. Dy janë pistat më të forta po hetohen, e para lidhet se Muho mund të jetë vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por nuk përjashtohet as mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie, ku është shoqëruar për ngjarjen edhe kushëri i tij M. Muho/AbcNews

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI