Flash

Firma Fusha rrëmben 1.5 milionë euro të tjera për sheshin Skënderbe

Lapsi.al 7 September 2018
Firma Fusha rrëmben 1.5 milionë euro të tjera për sheshin

Fusha shpk do të përfitojë edhe 1,56 milionë euro të tjera për punimet në sheshin Skënderbej, që duket se po i kushton qytetarëve gjithnjë e më tepër para.

Më 3 shtator 2018, Bashkia Tiranë njoftoi një shtesë kontrate për kompaninë Fusha shpk me objekt “Rikualifikimin urban të Sheshit Skënderbej, faza e dytë”.

Kujtojmë se për fazën e dytë, e cila do të ishte dhe e fundit, e rikualifikimit urban të Sheshit Skënderbej, Fusha shpk ka fituar 7,1 milionë euro në janar të 2017-ës. Ndërsa për fazën e parë të punimeve, Fusha shpk ka përfituar 5,5 milionë euro.

Në total, për rikualifikimin urban të Sheshit Skënderbej, Fusha shpk ka marrë 14,16 milionë euro.

E njëjta kompani ka fituar, pa konkurrencë, edhe tenderin për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek Sheshi Skënderbej.

Kontrata e parë për ndërtimin e parkimit mes Bashkisë Tiranë dhe Fushës u lidh në shtator 2016 me vlerë rreth 1,64 milionë euro. Por në maj 2018, Bashkia Tiranë ka bërë një shtesë kontrate në vlerën 330 mijë euro, pa dhënë arguentim për këtë shtesë, duke e çuar vlerën totale të parkimit në rreth 2 milionë euro. Bashkë me parkimin, vlera e punimeve në Sheshin Skënderbej arrin në 16,16 milionë euro, duke e kthyer këtë projekt në një nga ndërhyrjet më të kushtueshme arkitektonike në qytet.

Prej disa vitesh, Fusha shpk është kontraktori kryesor i qeverisë, Bashkisë Tiranë dhe disa bashkive të tjera të drejtuara nga Partia Socialiste. Kompania do të ndërtojë dhe Bulevardin e Vlorës, me vlerë rreth 7,7 milionë euro. Po ashtu, Fusha shpk do të jetë ndërtuesi i projektit klientelist të godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Vlen të përmendet fakti se kompania Fusha shpk ka kryer “falas” një pjesë të madhe të punimeve të godinës së Kryeminsitrisë, punime që nisën sapo Edi Rama mori postin e kryeministrit. Exit.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI