Flash

'Hakmarrja' e Ramës, kërkon përjashtimin nga PS të deputetit që kritikoi policinë

Lapsi.al 7 September 2018
'Hakmarrja' e Ramës, kërkon përjashtimin nga PS të

‘Flakë për flakë’ i është përgjigjur kryeministri Edi Rama deputetit të PS-së për Kurbin, Gjetan Gjetani, i cili kritikoi dje Policinë e Shtetit për dy vrasjet e ndodhura në Mamurras.

Nga Asambleja e PS-së kryetari Rama pohoi live se deputeti duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar, pasi sipas tij ka shantazhuar përmes postit. Ai komentoi qëndrimin e Gjetanit dje për Policinë e Shtetit.

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, deputeti Gjetani përcolli shqetësimin për këtë ngjarje, ndërsa e cilësoi policinë e Kurbin një hallkë të paaftë dhe të korruptuar. Ai në fund ka paralajmëruar se do të kërkojë interpelancë në parlament për këtë ngjarje të rënd. Deputeti Gjetani paralajmëroi po ashtu se do të jetë ai i parë që do të ngrihet në protestë, ndërsa do t’iu bëjë thirrje banorëve t’i bashkohen atij.

STATUSI I GJETANIT:

“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet I kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’I bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë I pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike”, shkruante dje Gjetani.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI