Flash

Iu kap traileri me 425 kg drogë, vlonjati arrestohet pas një viti

Lapsi.al 7 September 2018
Iu kap traileri me 425 kg drogë, vlonjati arrestohet pas një viti

Vihet në pranga pas një viti në kërkim, pronari i trailerit në të cilin u kapën mbi 425 kg kanabis në portin e Durrësit. Policia ka arrestuar Albano Rakipin, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Kur ndodhi ngjarja?

Me 29 janar të 2017, në portin e Durrësit u kapën 425 kilogram e 650 gramë kanabis brenda një traileri. Droga u zbulua nga skaneri. Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa".

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë "Arrest me burg".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve", kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI