Flash

VIDEO / Liga e kombeve: Dritëhijet e fitores së Shqipërisë ndaj Izraelit

Lapsi.al 7 September 2018
VIDEO / Liga e kombeve: Dritëhijet e fitores së Shqipërisë

Super Strakosha mbajti në lojë Shqipërinë në pjesën e parë, me tre ndërhyrje decizive që do ta kishin komplikuar keq ndeshjen, nëse do ishin realizuar dhe Taulant Xhaka fshin fantazmat e të kaluarës me një gol spektakolar. E nisin me rezultatin e duhur Ligën e Kombeve kuqezinjtë, që megjithatë kanë treguar gjithë problemet e folura në vigjilje, me një lojë nën ton e me reparte të ndara nga njëra tjetra, por vetëm në pjesën e parë. Mbrojtja mbetet problematike, e kjo jo vetëm për pasimin e gabuar tek Dabbur. Djimsiti e Veseli luanin për herë të parë në qendër dhe kjo u duk kur lejonin hera herës carje të frikshme. Për fat Strakosha ishte barrierë e pakalueshme për sulmuesit izraelite, me sigurinë e një eksperti Jo normale për moshën e re. Mesfusha e arsyeshme, por fizikisht nën ritmin e shpejtësisë së kundërshtarit. Përpara Guri shumë I izoluar. Shkodrani u mundua të bëntë dicka me rastet që iu dhanë, por një herë u ndal nga portieri dhe një herë nga flamuri I asistentit të Kassai. 45 minuta ndoshta ishin pak, por kaq mendoi Panucci që provoi më pak finesë dhe më shumë fizicitet në pjesën e dytë me Balaj. Lëvizja ishte e gjetur sepse prezenca e tij u ndje. Gjëra të mira sigurisht kuqezinjtë bënë edhe përpara golit. Xhaka tregoi kualitetin goditës, pasi kishte dhënë frymë mesfushës bashkë më Memushajn e Bashën. Loja e të besuarve të Panuccit u rregullua si me dorë, ndoshta e kishin ndjerë shumë peshën e miqësoreve të humbura. Mirë edhe Hyka, I venitur në pjesën e parë, por eksploziv në të dytën, duke u bërë pjesë e këtij suksesi të rëndësishëm me shiritin e kapitenit. Misioni u përmbush rradhën e ka Skocia...

https://www.youtube.com/watch?v=WiKfPCXiW6E

Të këshilluara

Shqipëri-Izrael, masa të forta sigurie

Masa të forta sigurie në "Elbasan Arena" në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Izrael e vlefshme për Ligën e Kombeve. Përtej forcave të shumta policore në terren, një ...

18:41

Brazili zgjedh kapitenin e ri

Neymar është kapiteni i ri i Brazilit. Vendimi është marrë nga vetë tekniku Tite, që ka braktisur përfundimisht modelin e kapitenit me rotacion, gjë që e apliko...

15:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI