Flash

Maradona, ikën turpshëm nga Bjellorusia, për të drejtuar në Meksikë

Lapsi.al 7 September 2018
Maradona, ikën turpshëm nga Bjellorusia, për të drejtuar
Diego Armando Maradona, që u bë korrikun e kaluar president e trajner i Dinamo Brest, i ka kthyer shpinën Bjellorusisë pas vetëm një muaj e gjysëm. Pibe de Oro, që kohët e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka drejtuar Al-ëasl e Al-Fujairah, ka marrë një ofertë tërheqëse nga Meksika. Dorados de Sinaloa (Liga de Ascenso, divizioni i dytë) e ka zgjedhur argjentinasit për të zëvendësuar Paco Ramirez. Konfirmimi ka ardhur direkt nga klubi amerikano verior në faqesn e tyre zyrtare. Dorados, ndërkohë, janë akoma pa një fitore në këtë sezon dhe ndodhen në vendin e 13° të kampionatit, dy pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Një largim i cuditshëm i Diegos nga Bjelloria, por në fund të fundit ashtu si ka qenë e gjithë karriera e tij si trajner. Kush do ta mendonte që një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave do të përfundonte nga pankinë prestigjoze e Argjentinës në divizionin e dytë në Meksikë...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI