Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Raporti sekret i policisë: Muxhahedinët përbëjnë rrezik për sigurinë në Shqipëri

Lapsi.al 7 September 2018
Raporti sekret i policisë: Muxhahedinët përbëjnë rrezik

Muxhahedinët përbëjnë nje rrezik për sigurinë e Shqiperisë, sipas televizionit publik Anglez Channel 4. Me anë të korrespondenti kryesore të tyre Lindsey Hilsum, ky televizion ka publikuar një reportazh për Muxhahedinët nê Shqipëri duke publikuar një dokument sekret të Policisë së Shtetit.

Sipas kētij dokumenti, të firmosur nga kryepolici Ardi Veliu, muxhahedinët perbejnë nje rrezik për sigurinë në Shqiperi, pasi ka dyshime të arsyshme që antarët e grupit MEK, mund të vrasin anëtarë qe dalin ose tentojnë të dalin nga grupimi.

Muxhahedinët "mund të sjellin implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftimë dhe akte terrori.", thuhet në dokumentin sekret.

Sekti i Muxhahedinëve, i njohur ndryshe me emrin MEK, kanë një të shkuar terroriste dhe ishte e përfshirë deri vitin 2012 në listën e organizatave terroriste nga SHBA. Duke marrë parasysh indoktrinimin e anëtarëve dhe veprimtarinë e tyre në Irak, Policia e Shtetit dyshon që përseritja mund të ketë vrasje të anëtarëve që largohen nga grupi.

"Me parë në Irak kanë ndodhur vrasje të ish-antëtarëve të kësaj organizate të shkëputur prej saj pasi ata kanë dalë publikisht duke iu kundërvëne veprimtarisë se organizatës....në vijmësi duke parë indikacionet e veprimeve dhe sjelljeve të shtetasvë në fjalë të cilët aktualisht janë të shkëputur nga kjo organizatë, ka dyshime të arsyeshme se kjo situatë është e njëjtë me atë të ndodhur më parë në Irak e cila është pasuar me vrasje.", thuhet në dokumentin e firmosur nga Ardi Veliu.

Aktualisht Muxhahedinët janë srehuar në një kamp të madh në Manëz të Durrësit, ku janë në vëzhgim të vazhdushëm të autoriteteve shqiptare, për t'i paraprirë çdo rreziku të mundshem që ata mund të kanë për sigurinë e vendit.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Krimi/ Kush gënjen Rama, Xhafa apo Lu

Vrasjet e muajve të fundit, ku kryefjalë e kronikave të zeza ka qenë Shkodra, kanë tronditur opinionin publik dhe kanë mobilizuar policinë, e cila ka nisur një ...

14:17

Basha: Pse ky parlament duhet bojkotuar

Kuvendi nisi sot sesionin e ri të punimeve, pa praninë e opozitës, e cila në po të njëjtën orë kishte zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar mbledhjen e saj. Ku më ...

19:27

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI