Flash

Vettingu për politikanët, deputeti i PD-së paralajmëron Ramën: Të mos përdridhet shumë!

Lapsi.al 7 September 2018
Vettingu për politikanët, deputeti i PD-së paralajmëron

Opozita kërkon nga kryeministri Rama që të votojë ligjin për vetingun për politikanët, të cilin PD e depozitoi sot në Kuvend.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se në këtë proces janë të përfshira të gjitha institucionet kushtetuese, përfshi dhe presidentin.

Pyetje: Do të ketë vetting për Presidentin?

Oerd Bylykbashi: Të gjithë institucionet kushtetuese janë të përfshira në këtë propozim që bëjmë ne. Shkëputja e krimit nga politika, pra të heqim krimin nga politika dhe institucionet është objektivi primar. PD dhe opozita kanë shprehur haptas një objetiv dhe vullnet, të shkëpusë lidhjet e politikës dhe institucioneve me krimin.

Edi Rama duhet të fillojë të mos përdridhet, duhet ta ndërpresë përdredhjen. Duhet të thotë “po” ne e votojmë dhe nuk bëjmë zë, sepse atë që votuar para dy vitesh atë do të votojë përsëri.

Bylykbashi tha se nuk është kontaktuar nga asnjë eksponente i PS, ndërsa mbajti të njëjtin qëndrim me Bashën kur tha se nuk kanë çfarë të negociojnë në lidhje me këtë çështje.

Pyetje: Jeni kontaktuar nga eksponentë të PS? Ka tre të ngarkuar nga kryeministri

Oerd Bylykbashi: Jo, por kjo nuk ka pikë rëndësie. Problemi i tij kë ka ngarkuar dhe çbëjnë ata. Kjo nuk ka rëndësi. Basha ishte i qartë, nuk ka hapësirë dhe nuk ka nevojë për negociata. Në aspektin teknik ky është një tekst, i cili është dakordsuar sot në Kushtetutë, ka marrë 140 vota nga deputetët, është certifikuar nga Komisioni i Venecias dhe po zbatohet sot për një nga degët e pushtetit, e zbatojmë edhe tek dy degët e tjera.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI