Flash

Antoine Griezmann bën parashikimin e guximshëm për Kylian Mbappé

Lapsi.al 8 September 2018
Antoine Griezmann bën parashikimin e guximshëm për Kylian

Sulmuesi Atletico Madrid Antoine Griezmann ka vlerësur talentin e madh të shokut të tij te kombëtarja franceze Kylian Mbappé. Ndërkombëtari francez mendon se Mbappé mund të shënojë 50 gola në sezon, ndërkohë që ka shpjeguar arsyet.

"Tashmë të gjitha përpjekjet e tij po shkojnë drejt golit, kjo ka nisur që në fillim të sezonit. Në fushë, ai do të jetë 'vrasës'", u shpreh për "L'equipe" Griezmann, i cili sheh një kurbë në rritje për yllin e PSG.

Nuk ndalet këtu, por Griezmann bën edhe një parashikim disi të guximshëm për sulmuesin e lindur në Bondy të Francës. "Do të jetë më pak i mbërthyer në linja dhe më shumë në pozicion për të shënuar, shto edhe përvojën, mendoj se Mbappe do të shënojë 50 gola në sezon", parashikoi lojtari i Atlético Madrid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI