Flash

“Do të djegim ty dhe familjen tënde”, kërcënohet gjyqtari në Korçë, procedohen penalisht 2 autorët

Lapsi.al 8 September 2018
“Do të djegim ty dhe familjen tënde”, kërcënohet

Gjyqtari i Korçës, Besnik Shehu ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë nga dy persona mëngjesin e sotëm: Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha.

Dy personat në fjalë kanë qenë në proces gjyqësor për pronat, dosjes e së cilës e ka gjykuar Besnik Shehu në shkallë të parë. Sot, procesi gjyqësor në fjalë është në Gjykatën e Lartë.

 Mësohet se ata kanë kërcënuar se do djegin atë dhe familjen e tij.

“Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh”, janë disa nga kërcënimet që gjyqtari pretendon se i janë bërë pasi ka dalë nga banesa.

Policia ka ndaluar personat ndaj të cilëve ka bërë kallëzim gjyqatri dhe pas marrjes në pyetje i ka lënë të tirë. Ndaj tyre ka nisur procedim penal për Kanosja për shkak të detyrës.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI