Flash

Krimet në Shkodër, Schutz: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë

Lapsi.al 8 September 2018
Krimet në Shkodër, Schutz: Të përmirësohet puna e

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Sussane Schutz, ka folur në Shkodër në lidhje me situatën kriminale aty. E pyetur nga gazetarët, ai tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.

"Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet ë vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën. Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të vecantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë  përparim në këto dy pika. Në lidhje me vettingun në drejtësi, jemi të mendimi që ky është një proces në vijim që ka sjellë sukseset e para, por duhet të vijojë në të ardhmen për të dhënë rezultatet konkrete. Ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të gjitha vendet vakante në sistemin e gjykatave dhe prokurorive të mund të përmbushen sa më shpejt, sidmos në lidhje me Gjykatën Kushtetuese." - tha Schutz.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI