Flash

VIDEO / Frikë në Wembley, Luke Shaw transportohet me barrelë. Përmendet në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 8 September 2018
VIDEO / Frikë në Wembley, Luke Shaw transportohet me barrelë.

Frikë dhe shtatë minuta tensioni në Wembley pikërisht në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Angli-Spanjë: Luke Shaw, pas një përplasje të frikshme me Carvajal, është shtrirë në fushë për t'u transportuar më pas jashtë saj me barrelë ndërsa tifozët duartrokisnin. Mbrojtësi i Manchesterf United ka përplasur kokën në parakrahun e djathtë të spanjollit dhe më pas ka rënë në fushë. Mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duke stabilizuar kokën e lojtarit dhe duke i mundësuar frymëmarje artifciale.

https://www.youtube.com/watch?v=3c9D1rPUYIs

Përpara se të tranportohej në spital, Shaw, që vetëm tri ditë më parë kishte treguar se si në 2015 kishte rrezikuar amputimin e këmbës, në dhomat e zhveshjes është ngritur në këmbë dhe ka folur me familjarët duke u përpjekur të ndërtojë gjithçka ndodhi. Gjithsesi lojtari anglez mbetet nën vëzhgimin e mjekëve, por shenjat janë pozitive.

 

Të këshilluara

Paul Pogba ka dy emra për Topin e Artë 2018

Një lojtar francez do të shpallet "Topi i Artë 2018"? Diskutimi është ndezur ndërkohë që shumë lojtarë të Bluve kanë shprehur opinionin e tyre. Mes tyre Paul Po...

13:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI