Flash

VIDEO / Liga e Kombeve, Bosnja leksion futbolli Irlandës së Veriut

Lapsi.al 8 September 2018
VIDEO / Liga e Kombeve, Bosnja leksion futbolli Irlandës së Veriut

Mungesa e Kupës së fundit të Botës në Rusi 2018, Bosnja filloi sezonin e saj ndërkombëtar duke fituar 1-2 në shtëpinë e Irlandës së Veriut, ndeshje e vlefshme për Ligën Kombeve.

Pas një gjysmë ore lojë pa gol, me një lojë me ndërprerje të shumta, miqtë e gjetën avantazhin në minutën e 36' falë Haris Duljevic, që shfrytëzoi saktësisht asistin e Edin Dzeko. Bosnja e ruajti avantazhin deri në fund të pjesës së parë, përpara se të kthehej në fushë për të dytën me të njëjtën energji. Përtej lojës së saj ofensive skuadra ballkanase arriti të shfrytëzojë edhe gabimet e Irlandës së Veriut, sic ndodhi në rastin e golit të dytë. I vendosur mirë në linja, Elvis Saric ka shfrytëzuar një gabim të portierit irlandezoverior duke shënuar golin e dytë për Bosnjen në minutën 64'. Goli i vonshëm i vendësve me anë të Will Grigg në minutën e 93' mbeti vetëm për statistikë. Pas kësaj ndeshje Bosnja do të përballet me Austrinë.

https://streamable.com/l6e2k

Të këshilluara

Paul Pogba ka dy emra për Topin e Artë 2018

Një lojtar francez do të shpallet "Topi i Artë 2018"? Diskutimi është ndezur ndërkohë që shumë lojtarë të Bluve kanë shprehur opinionin e tyre. Mes tyre Paul Po...

13:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI