Flash

VIDEO / Liga e Kombeve, Zvicra shkatërron Islandën, shënojnë shqiptarët

Lapsi.al 8 September 2018
VIDEO / Liga e Kombeve, Zvicra shkatërron Islandën, shënojnë

Kombëtarja zvicerane ka korrur një fitore tenistike në Ligën e Kombeve. 6-0 janë imponuar helvetët ndaj Islandës në Kybunpark. Plot gjashtë gola të shënuar nga gjashtë lojtarë të ndryshëm zviceranë.

Steven Zuber hapi serinë e golave në minutën e 13' duke përfituar nga një shërbim i përsosur i Ricardo Rodriguez. Kur u duk sikur po mblidhnin veten, nordikët pësuan të dytin kur në të 23', mesfushori difensiv Denis Zakaria dyfishoi i asistuar nga Fabian Schar. Pas 2-0 islandezët tentuan rinisjen, por pa skukses.

Pjesa e dytë ishte u luajt totalisht në një sens. Xherdan Shaqiri realizoi golin e 3 për të tijtë falë një goditje të lirë të ekzekutuar në perfeksion në minutën e 53'. Goli i katërt në minutën e 67' pa për protagonist Seferovic. Ky i fundit dhuroi pas katër minutash asistin për Ajetin që shënoi të pestin në të 71'. Mehmedi vulos rezultatin e takimit në të 82', dhe shifrat 6-0 të fitores së Zvicrës.

https://www.youtube.com/watch?v=vseghDszdnM

Fitore të thellë ka arritur edhe Bjellorusia 5-0 ndaj San Marinos. Golat u shënuan nga I. Stasevich (4) S. Dragun (26) A. Saroka (67 pen) S. Dragun (87) Y. Kovalev (90+1). Një lojë totalisht e dominuar nga bjellorusët me 75% të zotërimit të topit kundrejt 25% të kundërshtarit.

https://www.youtube.com/watch?v=UJXPDx5I79A

Finlanda ka regjistruar një fitore minimale ndaj Hungarisë e cila në fakt ka pasur 66% të zotërimit të topit kundrejt 36% të fituesve. Goli i fitores për hungarezët u shënua nga T. Pukki në minutën e 7'.

https://www.youtube.com/watch?v=QwehmeSM-vQ

 

Të këshilluara

Paul Pogba ka dy emra për Topin e Artë 2018

Një lojtar francez do të shpallet "Topi i Artë 2018"? Diskutimi është ndezur ndërkohë që shumë lojtarë të Bluve kanë shprehur opinionin e tyre. Mes tyre Paul Po...

13:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI