Flash

Vuçiç viziton sot Kosovën

Lapsi.al 8 September 2018
Vuçiç viziton sot Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një adresim për opinionin, në mbrëmjen e së premtes, ka thënë se ditën e shtunë si edhe të dielën, do ta vizitojë Kosovën.

“Unë të shtunën do të shkoj në Kosovë dhe do ta filloj vizitën në Ujman (Gazivodë) dhe në Qendrën Ekologjike në Ujman. Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe pres që atje, në mënyrën më normale t’iu drejtohem njerëzve dhe t’u tregoj se sa është i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët në Kosovë”, tha Vuçiç.

Vizitën e tij, Vuçiç do ta vazhdojë të shtunën në Zveçan, ndërkaq ditën e diel do të mbajë tubimin në Mitrovicë të Veriut.

Vizita e Vuçiçit ishte vënë në pikëpyetje për faktin se autoritetet e Kosovës i kishin lejuar atij vizitën në pjesën veriore, por jo edhe realizimin e agjendës për vizitë te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës).

Sidoqoftë, Vuçiç tha se do të shkojë edhe tek Ujmani (Gazivoda), duke theksuar se ai përbën një burim dhe pasuri ekonomike të Serbisë./REL

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI