Flash

Aktori turk lë aktrimin për një tjetër profesion

Lapsi.al 9 September 2018
Aktori turk lë aktrimin për një tjetër profesion

Çagatay Ulusoy u bë i njohur në Shqipëri me rolin e Sarp në serialin “I inflitruari” si dhe në rolin kryesor në filmin “Delibal”. Kohët e fundit ai është kthyer në një nga aktorët më të komentuar në Turqi kjo për shkak të një situate aspak të këndshme. Disa muaj më parë ai u kap me drogë, për të cilën aktori deklaroi se nuk e përdorte vet.

Megjithatë, duket se tani 27 vjeçari ka vendosur të ndryshojë totalisht rrjedhën e profesionit të tij. Ulusoy ka vendosur që të mos punojë më si aktor, dhe ka gjetur një tjetër profesion mjaft interesant. Cagatay i është dedikuar artit të qeramikës. Sipas mediave turke, ai e ka kthyer shtëpinë e tij në një punishte qeramike dhe për momentin po merr leksione mbi ndërtimin e këtyre vazove.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI