Flash

“Daily Mail”: Tirana mes 10 qyteteve që duhen vizituar

Lapsi.al 9 September 2018
“Daily Mail”: Tirana mes 10 qyteteve që duhen vizituar

E përditshmja britanike “Daily Mail” ka listuar kryeqytetin shqiptar, Tiranën si një nga destinacionet që nuk duhen humbur për t’u vizituar, pasi kostoja e udhëtimit është e lirë. Tabloidi britanik ka listuar Tiranën në vendin e 7 mes 10 qyteteve ku arrihet me fluturim direkt nga aeroportet angleze për një “arratisje” të shkurtër.

“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me dell aventuresk. Krahas vizitimit të muzeut historik dhe xhiros me tur përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste, rekomandohet edhe një udhëtim në Bunkart. Ky është një muze arti bashkëkohor dhe historie moderne i ndodhur brenda një ish bunkeri. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”, shkruan Daily Mail.

Si një arsye pse qyetarët duhet ta ndërmarrin këtë udhëtim, gazeta përmend fluturimet low-cost nga Londra në Tiranë.

Së bashku me kryeqytetin, vendet e tjera në listë janë Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi.

Të këshilluara

Gregor Rama/ Bëmë baba të të ngjaj (FOTO)

Djali i kryeministrit, Gregor Rama do të hapë një ekspozitë të tijën perosnale në Galerinë Fab. Në banderolën e varur në hyrje të Galerisë, Gregor Rama ka pr...

11:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI