Flash

Kosova i anulon lejen, Vuçiç sfidon autoritetet: Kaloj nga rruga dytësore

Lapsi.al 9 September 2018
Kosova i anulon lejen, Vuçiç sfidon autoritetet: Kaloj nga rruga

Pavarësisht ndalesës nga Qeveria e Kosovës dhe bllokadës së veteranëve të UÇK-së, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt fshatit Banjë të Drenicës, sipas mediave serbe.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e mori vendimin për anulimin e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pas protestave të qytetarëve.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërheqjen per lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” - ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më herët se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministyrit Ramush Haradinaj i cili ia ndaloi vizitën në Drenicë.

Vuçiç ka thënë se do të provojë të shkojë në Banjë përmes rrugëve dytësore.

Por nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai ka bërë të ditur se do të kthehet.

“Ndoshta nuk do të mund të vizitojmë enklavën serbe. Do të përpiqemi por do të jetë e vështirë të arrijmë atje. Nuk iu rekomandoj mediave serbe të lëvizin këtu. Do të përpiqemi, nëse nuk kemi sukses kthehemi”, tha Vuçiç.

Së fundmi, Klan Kosova raporton se Aleksandar Vuçiç është ndaluar nga Policia e Kosovës, në rrugën drejt fshatit Banjë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI