Flash

VIDEO / Liga e Kombeve: Eriksen tërheq Danimarkën, Maqedonia bind në shtëpi

Lapsi.al 9 September 2018
VIDEO / Liga e Kombeve: Eriksen tërheq Danimarkën, Maqedonia bind

Danimarka, në fushë këtë herë më të gjithë lojtarët me eksperiencë, ka mundur 2-0 Uellsin në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League. "Armëpushimi" i arritur midis DBU (Federatës Daneze) dhe lojtarëve, të cilët nuk gjetën marrëveshjen për rinovimin e kontratës në lidhje me sponsorizimet komerciale, nuk ka krijur  probleme të veçanta, të paktën në fushë, tek Eriksen dhe shokët e tij.

Kuqebardhët në fakt e kanë mposhtur 2-0 Uellsin e Bale në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve në sajë të një dygolëshi të shënuar nga ylli i Tottenhamit (goli i parë me një diagonale të bukur në të djathtë 32', i dyti me penallti 63').

Uellsi nuk ishte në gjendje të përsëriste performancën e mirë të pak ditëve më parë, kur mundi ekipin tjetër në grup, Irlandën, 4-1.

https://www.youtube.com/watch?v=HMzQN3Necy4

Takimi i radhës ndërmjet palëve në konflikt pritet pas datës 30 shtator, kur mbaron vlefshmëria e marrëveshjes pro-tempore. Një mirëkuptim i cili duke qenë se nuk u arrit solli, siç dihet tashmë, zbritjen në fushë për miqësoren ndaj Sllovakisë të një skuadre të përbërë nga lojtarë amatorë.

Në një ndeshje disi të ekuilibruar Bullgaria ia ka dalë të fitojë 1-0 ndaj Norvegjisë. Ka mjafuar goli i R.Vasilev në minutën e 59' për t'i dhuruar fitoren skuadrës së Petar Hubchev në shtëpi.

Maqedonia ka bindur në shtëpi kundër Armenisë. 2-0 kanë fituar ballkanasit në Philip II Arena të Shkupit. Golat për skuadrën e Igor Angelovski u shënuan nga E. Alioski (13 pen) G. Pandev (59).

Në dy takimet e tjera Gjeorgjia ka fituar minimalisht ndaj Letonisë. Më herët Ukraina ka regjistruar suksesin e dytë në këtë kompeticion. Katër ditë pas fitores (2-1) ndaj Republikës Çeke, djemtë e Andriy Shevchenko kanë mposhtur 1-0 Sllovakinë me gol të shënuar me 11m nga Andriy Yarmolenko.

Të këshilluara

Boks: Gjetan Keta kampion bote në WBU

Boksieri Gjetan Keta shpallet kampion bote ne peshat super të mesme në versionin WBU. Keta ka fituar në fund të raundit të peste, kur kundërshtari boshnjak, num...

23:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI