Flash

VIDEO/ Tsipras i prerë: Çështja çame nuk ekziston!

Lapsi.al 9 September 2018
VIDEO/ Tsipras i prerë: Çështja çame nuk ekziston!

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka folur për negociatat me Shqipërinë, duke u shprehur se bisedimet janë në një klimë pozitive. Tsipras ka theksuar se Greqia e mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

"Negociatat janë në nivelin e ministrave të Jashtëm të të dy vendeve. Janë çështje të vështira, por po ecin në një nivel të mirë. Sigurisht që është e qartë se në mënyrë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave në perspektivën për anëtarësim, vendi fqinjë duhet të zbatojë një numër angazhimesh” - tha ai.

Tsipras u pyet edhe për ecurinë e negociatave mes dy vendeve. Ai tha se diskutimet vazhdojnë për delimitimin e kufirit detar, ndryshimet në tekstet shkollore dhe për varrezat greke në Shqipëri. Ai ka shtuar se çështje shumë e rëndësishme është reforma në lidhje me të drejtat e minoritetit grek.

Kryeministri grek shtoi se është dëgjuar shumë gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Në këtë kontekst, ai tha se nuk ka asnjë çështje për korrigjim kufijsh mes dy vendeve dhe se nuk është shtruar ndonjëherë ndonjë “çështje çame”.

“Disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje”, - tha ai.

Kryeministri grek shtoi se vendi i tij po ecën me një strategji të qartë të zgjidhjes së problemeve pa bërë lëshime në linjat kombëtare të vendit me synimin për ta transformuar vendin në një fuqi gjeopolitike në rajon që si lider gjen zgjidhje dhe nuk krijon probleme me të tjerët. Konferenca e Tsipras zgjati mbi 3 orë. ©LAPSI.al

(pjesa për Shqipërinë në minutat 03.02.30)

https://youtu.be/azALeOpPQnc

Të këshilluara

Gregor Rama/ Bëmë baba të të ngjaj (FOTO)

Djali i kryeministrit, Gregor Rama do të hapë një ekspozitë të tijën perosnale në Galerinë Fab. Në banderolën e varur në hyrje të Galerisë, Gregor Rama ka pr...

11:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI