Flash

10 deri në 20 vjet për marrëveshjen Kosovë – Serbi? Reagon Brukseli

Lapsi.al 10 September 2018
10 deri në 20 vjet për marrëveshjen Kosovë – Serbi?

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, ka thënë se mosarritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë, në vitin 2019, siç parashihet me strategjinë për Ballkanin Perëndimor, nuk përbën mossukses. Zyrtarja e BE-së duke komentuar deklaratat e Vuçiqit, i cili tha në Mitrovicë se nuk ka ndonjë zgjidhje në horizont dhe se shpreson që marrëveshja do të arrihet në 10 deri 20 vjetët e ardhshme, ka thënë se nuk është mossukses nëse s'ka marrëveshje vitin e ardhshëm.

Ajo nuk ka përmendur ndonjë afat kur dy palët mund të arrijnë marrëveshje. “Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të ndodhin nëse tejkalohen politikat e së kaluarës që kanë sjellë dhimbje në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Kocijancic ka refuzuar ta quajë dështim faktin që Vuçiqi dhe Thaçi nuk u takuan të premten që shkoi në Bruksel.

“Mbesin çështje të hapura. E kemi thënë qartë se cilat janë parametrat në kontekst të negociatave, kështu që po punojmë për marrëveshje që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare realiste dhe të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Kocijancic.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI