Flash

9,500 euro për t'u futur ilegalisht në Britani, arrestohet shqiptari me gruan sllovake

Lapsi.al 10 September 2018
9,500 euro për t'u futur ilegalisht në Britani, arrestohet

Arrestohet shqiptari me të shoqen sllovake, që fuste bashkëkombës në Britani. Një operacion i përbashkët me autoriteteve britanike dhe atyre italiane i dha fund aktivitetit të një rrjeti trafikantësh, të cilët fusnin ilegalisht shtetas shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni në fjalë u finalizua javën e shkuar, megjithatë mediat britanike dhe ato italiane kanë dhënë më shumë detaje rreth tij.

Kështu, si pjesë e tij operacioni që u drejtua nga policia italiane, në pranga përfundoi një 42-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij sllovake, 37 vjeç . Ata u arrestuan në Kent të Britanisë dhe ishin liderët e këtij aktiviteti kriminal, raporton Tv Klan. Si funksiononte ky rrjet?

Kundrejt një pagese prej 9500 eurosh, shqiptari dhe bashkëshortja e tij që koordinonin anën britanike të grupit, lehtësonin hyrjen e jashtëligjshme të emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e kësaj organizate, sipas policisë italiane, ishin edhe dhjetëra italianë. Këta të fundit u siguronin grupit pasaportat e tyre, të cilat modifikoheshin me foton e personit që donte të futej drejt Britanisë, kundrejt një pagese prej 500 dhe 2 mijë euro.

Një moment që shqiptarët arrinin në destinacion, dokumentet iu ktheheshin pronarëve italianë. Italianët e përfshirë, meshkuj e femra, përzgjidheshin në bazë të tipareve të tyre fizike.

Ishin gjithashtu shtetas italianë, ata që i shoqëronin shqiptarët për të udhëtuar drejt Britanisë, shpesh duke u hequr si një çift që po shkonin për pushime, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshime tek autoritetet.

Lideri i bandës supervizonte çdo aspekt të udhëtimit nga distanca, ndërsa bashkëshortja e tij kujdesej për integrimin e të porsaardhurve në Mbretërinë e Bashkuar. Lideri shqiptar, identitet i të cilit nuk bëhet publik dhe bashkëshortja e tij sllovake u arrestuan në fillim të këtij muaji. Hetimet për këtë grup kriminal nisën në shkurt të vitit 2017, pas arratisjes së tre shqiptarëve nga burgu i sigurisë së lartë Rebibbia në Romë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI