Flash

Arben Ahmetaj: Në 1 Janar largojmë kazinotë elektronike, vetëm në hotele me 5 yje!

Lapsi.al 10 September 2018
Arben Ahmetaj: Në 1 Janar largojmë kazinotë elektronike,

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi me bindje se kazinotë elektronike do të largohen nga qytetet.

"Do t'i çojmë larg, larg, larg kazinotë elektronike. Nga 1 Janari me urdhër të kryeministrit do të bëjmë pastrimin e qyteteve dhe këto kazino do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje" u shpreh Ahmetaj në komision.

Dy vite më parë, Partia Socialiste nuk ia doli ta votojë ligjin që parashikonte largimin e kazinove larg qyteteve. Vetë kryeministri Rama tha se për herë të parë nuk ia kishte dalë t'i bindte deputetët e tij që ta votonin ligjin për kazinotë dhe me propozim të disa prej tyre hyrja në fuqi u shty për janarin e vitit 2019.

Dyshimeve të kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçes se kësaj radhe, ligji do të hyjë në fuqi dhe kazinotë do të largohen nga qytetet, Ministri i Financave iu përgjigj duke i përmendur vendosmërinë e Edi Ramës që kësaj radhe t'i "bindë" deputetët e tij.

Ligji parashikon që kazinotë elektronikë të jenë aktive vetëm në hotelet me 5 yje.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI