Flash

Drogë në Europë/ Kush janë shqiptarët pjesë e dy grupet kriminale "Baruti" dhe "Bushi" (Emrat)

Lapsi.al 10 September 2018
Drogë në Europë/ Kush janë shqiptarët pjesë e dy

Operacioni "Alba Bianca" i Policisë Italiane të Trentos në bashkëpunim me policinë gjermane ka çuar sot në shkatërrimin e dy grupeve kriminale shqiptare me veprim në Itali , Gjermani, Hollandë e Belgjikë.

Në pranga janë vënë 20 anëtarët e dy grupeve "Baruti" e "Bushi" të cilët akuzohen për trafikimin e mbi 120 kg drogë të tipit kokainë, heroinë e marijuanë me vlerë prej më shumë se 20 milionë euro. Mes të arrestuarve dhe dy femra.

Grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë:

  •  Florjan Musaj
  •  Eduart Gona
  •  Artur Muca
  •  Eljon Baruti
  •  Keti Shani
  •  Klevin Kodra
  •  Artan Sokola
  •  Shafique Mohammad Amar
  •  Rajmond Prenga
  •  Ben Jale AZiza Omar
  •  Erion Alla
  •  Halil Alla

Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë

  •  Vaskë Xherahu
  •  Hamit Bushi
  •  Arben Lleshi
  •  Odeon Proko
  •  Blerina Cela
  •  Manfred Hophensberger
  •  Qerim Lumi.

Operacioni Alba Bianca ka nisur hetimet në vitin 2016 pas sekuestrimti të 91 kg kokainë në kufirin Itali -Austri. Në dy vite hetime investigatorët italianë kanë zbardhur se këto grupe kriminale trafikonin marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani, kurse kokaina trafikohej nga Belgjika në Gjermani e më pas në veri të Italisë, e heroina trafikohej nga Hollanda drejt Italisë.

Gjithsej këtyre dy grupeve kriminal u janë sekuestruar: 94 kg e 950 gramë kokainë, 2.1 kg heroinë, 21.3 kg marijuanë, 100 mijë euro cash, 5 makina, 3 motora.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI