Flash

Ngjela: Rama-Basha kanë pakt për vettingun në politikë. Duan të vonojnë reformën në drejtësi

Lapsi.al 10 September 2018
Ngjela: Rama-Basha kanë pakt për vettingun në politikë. Duan

Avokati Spartak Ngjela deklaron se vettingu në politikë ka miratimin e Ramës pasi propozimi është një orvatje e bashkërenduar e politikanëve për të vonuar reformën në drejtësi. Avokati u shpreh per News 24, se pavarësisht paktit mes Bashës e Ramës, Partia Socialiste ka akord me SHBA-të, e kësisoj kundër kryeministrit është vetë partia që ai përfaqëson.

Sipas avokatit Ngjela, politikanët kanë bërë pastrim parash në ditën për diell.

“Këta kanë punuar në diell, nuk kanë gjëra të fshehura. Edhe pastrimin e parave e kanë bërë sikur të ishin në shtëpinë e tyre”, tha ai.

“Vettingu është për gjyqtarët dhe jo për politikanët. Këta kërkojnë të shtyjnë procesin. Rama e pranoi Bashën, do bëjmë vetting. PS, nuk ka nga ja mban, sepse ka marrëveshje me SHBA.

Nuk hetohet deputeti, Saliu nuk kupton procedurat, i ka disa juristë mediokër dhe i hedh ata në luftë për të shkatërruar sistemin.

Pse janë kaq të butë me gjyqtarët, sepse nuk e kanë të qartë se nga i kanë marrë paratë. Këta kanë futur duart në thesarin e shtetit. Di që persona të caktuar, po trajnohen në Amerikë për BKH. Politikanët kanë SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), jo vettingun”, tha Ngjela.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI