Flash

Shtatzanë dhe prostitutë, tutori shqiptar i kërkonte 200 euro në natë

Lapsi.al 10 September 2018
Shtatzanë dhe prostitutë, tutori shqiptar i kërkonte 200 euro

Një vajzë e re shqiptare që kishte shkuar në Piacenza për të kërkuar punë, është nxjerrë në rrugë si prostitutë nga i dashuri shqiptar, një 40-vjeçar, që bashkëpunonte me një tjetër shqiptar, njoftojnë mediat italiane.

Sapo vajza lindi, ajo duhej të kthehej menjëhërë në rrugë për të prostitutuar dhe do t’i lejohej të shihte foshnjen vetëm po të nxirrte 200 euro në natë.

Në këtë dramë janë përfshirë edhe dy italianë që kanë pretenduar se fëmijët ishin të tyret, fëmija i lindur nga shqiptarja si dhe fëmija i gruas tjetër që ndihmonte 40-vjeçarin. Të dy të vegjlit tani, edhe pse nuk kanë lindur në Itali nga baballarë italianë, kanë marrë menjëhërë nënshtetësinë italiane.

Gjyqësori hodhi dritë mbi këtë çështje. Pesë persona janë përfshirë si të dyshuar. Dy italianët, kremonezi 63 vjeçar që u hoq si babai i foshnjes së sapolindur nga e reja shqiptare dhe milanezi 48-vjeçar, që u hoq si babai i fëmijës së gruas tjetër në grup, janë duke u hetuar për deklarim të rreme.

Në regjistrin e të dyshuarve është përfshirë edhe babai i vërtetë i fëmijës së të resë shqiptare dhe mikesha e tij, me akuzën e shfrytëzimit dhe bashkëfajësisë për detyrim prostitucioni të vajzës shqiptare, që nga ana e saj është nën hetim për deklarata të rreme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI