Flash

Thirrja e Metës: Policia dhe Prokuroria të zbardhë sulmet ndaj gazetarëve

Lapsi.al 10 September 2018
Thirrja e Metës: Policia dhe Prokuroria të zbardhë sulmet ndaj

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me gazetarin e “Report TV”, Julian Shota, i cili u kërcënua me jetë pak ditë më parë në krye të detyrës.

Presidenti Meta pasi u njoh nga gazetari Shota me rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, shprehu shqetësimin e tij të thellë dhe dënoi me ashpërsi rastet tronditëse të ndodhura së fundmi, të kërcënimeve dhe agresioneve ndaj gazetarëve.

Më tej Presidenti e inkurajoi gazetarin Shota të vijojë misionin e tij, me guxim, pa u trembur e shantazhuar nga askush dhe shprehu solidarizimin e plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve.

Ai përsëriti apelin e tij drejtuar institucioneve ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi për hetimin e zbardhjen e autorësisë dhe motiveve të këtyre sulmeve ndaj gazetarëve, fatkeqësisht të shpeshtuara, pasi siç theksoi “çdo vonesë në këtë drejtim do të ndikojë negativisht në klimën e lirisë së shprehjes në Shqipëri”.

“Kërcënimi me jetë i gazetarit, Julian Shota, sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala dhe moszbulimi i autorëve të rrahjes barbare së gazetarit, Elvi Fundo, janë ngjarje tepër të rënda që na ftojnë të gjithëve, veçanërisht organet e sundimit të ligjit, të hetojnë me shpejtësi, transparencë, në mënyrë të plotë e shteruese, të venë para ligjit këdo që qëndron pas tyre dhe të punojnë maksimalisht për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen. Mosndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, – theksoi Presidenti Meta.

“Raportimet se në dy vitet e fundit, të paktën 12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera, janë tronditëse. Ndaj e nënvizoj se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, – u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI