Flash

Veting për politikanët? Taulant Balla paralajmëron votën kundër të PS-së

Lapsi.al 10 September 2018
Veting për politikanët? Taulant Balla paralajmëron votën

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është folur për projektligjin që propozoi opozita për vetingun e politikanëve. Ka qenë Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist që la të kuptohet se mazhoranca do të jetë kundër këtij projektligji, pak a shumë me të njëjtin arsyetim që përdori edhe Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

“Propozimi i Bashës është i dështuar dhe vetëm propagandë politike. Ky propozim është si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Ne jemi gati për veting të vërtetë dhe reforma në drejtësi e garanton 100% atë. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Jemi gati për çdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Nëse ky projektligji do të miratohej në parlament, Taulant Balla do të ishtë subjekt i "vetingut për politikanët", sepse ka pranuar miqësinë me ish anëtarin e bandës së Lushnjës, Edmond Bego.

Vetingu i politikanëve sipas socialistëve do të kryhet nga drejtësia e re. Në përgjigjen që i dha opozitës për vetingun e politikanëve, Rama la të kuptohet se subjekt i këtij ligji nuk do të ishte vetëm ai, por edhe vetë Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI