Flash

Video/ Liga e Kombeve - Portugalia pa CR7 thyen Italinë, Kosova merr fitoren e parë

Lapsi.al 10 September 2018
Video/ Liga e Kombeve - Portugalia pa CR7 thyen Italinë, Kosova merr

Italia kishte shpresuar shumë në mungesën e Cristiano Ronaldos, kur sfidoi Portugalinë, por përsëri luzitanët morën fitoren me një gol të shënuar nga Andre Silva në minutën e 48. Humbje për Mancinin që duhet të fillojë të gjejë stabilitet në skuadër.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/w3/w3vz.mp4

Surpriza më e madhe është ajo në Ligën B, ku Turqia imponohet në Suedi 2-3, duke rikuperuar dy gola disavantazh pikërisht në 2 minutat e fundit të lojës.

Në Ligën C, Serbia bllokohet në barazim 2-2 në derbin ballkanas me Rumaninë, ndërkohë që Mali i Zi thyen lehtësisht Lituaninë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/rj/RJ91.mp4

Kosova merr fitoren e parë në Ligën e Kombeve në Ligën D, duke marrë vendin e parë të grupit të saj me 4 pikë. Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu kanë shënuar në fitoren 2-0 të Kosovës, që konfirmohet tashmë favorite e grupit 3.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/7n/7nB4.mp4

REZULTATET

UEFA Nations League - Liga A: grupi 3

Portugali 1 - 0 Itali

UEFA Nations League - Liga B: grupi 2

Suedi 2 - 3 Turqi

UEFA Nations League - Liga C: grupi 1

Skoci 2 - 0 Shqipëri

UEFA Nations League - Liga C: grup 4

Mali i Zi 2 - 0 Lituania

Serbia 2 - 2 Rumania

UEFA Nations League - Liga D: grup 1

Andorra 1 - 1 Kazakistan

UEFA Nations League - Liga D: grupi 3

Kosova 2 - 0 Ishujt Faroe

Malta 1 - 1 Azerbaixhan

Të këshilluara

Shqipëria zbret në Hampden Park me ndryshime

Pak minuta për të nisur ndeshja delikate në Skoci, mes vendasve dhe Shqipërisë që kërkon fitoren e dytë rradhazi në Ligën e Kombeve. Për vendasit kjo është edhe...

20:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI