Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

A do ndahet edhe Maqedonia pas Kosovës? Flet Ali Ahmeti

Lapsi.al 11 September 2018
A do ndahet edhe Maqedonia pas Kosovës? Flet Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për herë të parë për mundësinë e ndarjes së shqiptarëve të Maqedonisë në rast të ndarjes së Kosovës dhe bashkimit me të Luginës së Preshevës. Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ ai tha se ndarja e Maqedonisë nuk është në interes të shqiptarëve.

“Nuk është në interes të shqiptarëve që Maqedonia të copëtohet. Nuk është në interes, as të shqiptarëve dhe as të kosovarëve të bashkohen. As shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të copëtohen dhe të bashkohen, kjo nuk është në interes të asnjë kombi. 

Unë mendoj që gjërat janë në kuadër të normalitetit dhe në të gjithë këtë situatë nuk duhen pritur që negociatat të zhvillohen me debate. Negociata nuk bëhen nga konferencat e shtypit e as në tavolina të rrumbullakëta. Kjo marrëveshje i jap fund një konflikti dhe mosmarrëveshjeve 1-shekullore”, - u shpreh Ahmeti.

Ai ka qenë një krerët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në konfliktin e armatosur të viteve 2000 në Maqedoni, por sot e sheh ndryshe bashkimin kombëtar.

"A jam unë për bashkim? Unë kam luftuar për bashkim, por ajo është një ëndërr që nuk mund të realizohet. Tashmë ajo nuk ka më mundësi. Edhe maqedonasit janë ulur me njëri-tjetrin. Edhe ata e kanë diskutuar ndarjen e Maqedonisë.

Ka pasur edhe nga ata që kanë kërkuar ndarjen e shqiptarëve me maqedonasit. Ka pasur të tjerë që kanë menduar ndryshe. Edhe neve na e kanë propozuar këtë ide, kur luftonim në UÇK, por sot është e pamundur të bëhet. Ne e kemi pranuar se Maqedonia përbëhet nga shqiptarë dhe maqedonas. Këtë po e kuptojnë edhe maqedonasit” – thotë kreu i BDI-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI