Flash

Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi: Në Polici ka të inkriminuar, kthejini sigurinë njerëzve

Lapsi.al 11 September 2018
Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi: Në Polici ka të inkriminuar,

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi akuzon Policinë e Shkodrës se në përbërje të saj ka persona të lidhur me krimin.

Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku po diskutohej për situatën kriminale në qytetin verior. Kryebashkiakja Ademi ngriti shqetësimin se situata në Shkodër është e rëndë dhe policia duhet të japë mesazhin tek qytetarët se po lufton krimin

“Pres nga ju, duhet të jepni mesazhin që policia do të ketë vullnetin dhe instrumente për të bërë punën e vet. Do lirohet nga njerëzit e inkriminuar që janë në Policinë e Shkodrës dhe nuk mund të lëvizë policia për shkak se hetimet bien dhe situata del jashtë kontrollit”, iu drejtua Voltana Ademit, zv/ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ishte gjithashtu i ftuar në emision.

Pavarësisht aksionit të forcave speciale të policisë pak ditë më parë ku u arrestuan 4 persona, Ademi theksoi se situata vazhdon të jetë po njësoj.

“Në Shkodër ka një situatë të vështirë që lidhet me pasigurinë. Gjithë këto ngjarje të ekzekutimeve që ndodhin, dhe ajo që është më shqetësuesja është se situata nuk po ndryshon dhe pritshmëria e qytetarëve është që të ketë një reagim. Fakti është që kemi disa ditë dhe vazhdon të jetë e njëjta situatë, ka një ankth të shtuar, mungesë qetësie totale e familjeve dhe bizneseve“, - tha kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI