Flash

Sherr midis kunatave në Shijak, në dhunë përfshihen edhe "krushqit"

Lapsi.al 11 September 2018
Sherr midis kunatave në Shijak, në dhunë përfshihen edhe

Sherri midis dy kunatave në Shijak ka përfunduar në polici. Kështu një 33 vjeçare me iniciale D.T, ka denoncuar kunatën e saj 12 vite më të re se e ka dhunuar fizikisht. Pas dhunës, nusja e re është dhunuar nga vjehrri 58 vjeçar me iniciale R.T. Në zënkë është përfshirë edhe babi i 21 vjeçares, pasi ka dhunuar krushkun 58 vjeçar.

Komisariati i Policisë Shijak:

-Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D. T., vjeçe 33, banuese në fshatin Shijak, pasi kunata, shtetësia R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

-Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R. S., 21 vjeçe, banuese në Shijak, pasi vjehrri, shtetasi R. T., vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

-Më datë 10. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. S., vjeç 55, banues në Shijak, pasi në banesë ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. T., vjeç 58, banues në Shijak.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI