Flash

Tregu çam/ PDIU ndahet me PS-në, kthehet në koalicionin e PD-së

Lapsi.al 11 September 2018
Tregu çam/ PDIU ndahet me PS-në, kthehet në koalicionin e

Kryetari i PDIU i mbetur për pak vota jshtë parlamentit ka paralajmëruar kalimin e tij nga koalicioni qeverisës në atë me PD dhe opozitën e bashkuar. "Në kushtet kur kjo mazhorancë e ka marrë të gjithë tepsinë për vete dhe deklaron se do të hyjë e vetme në zgjedhje, e në kushtet që për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë kemi ndryshim 180 gradë të qëndrimit të kësaj mazhorance dhe të Edi Ramës, në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë së PDIU-së vendosëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar”,- deklaroi Shpëtim Idrizi, në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja.

Kjo, nuk është hera e parë që partia çame kapërcen ylberin. Fillimisht kur Shpëtim Idrizi, u bë kryetar i saj ai ishte më pranë socialistëve me të cilët ishte zgjedhur si deputet në 2005. Pastaj me Berishën në pushtet ai kaloi në koalicionin e djathtë. Në qeverinë e parë Rama deputetët e PDIU votuan ligje të kësaj shumice u bënë pjesë e koalicionit derisa në Rama 2 ata iu bashkuan shumices qeveritare. Tani PDIU po bëhet gati të rëshqasë sërish djathtas. Ndoshta në skenën politike shqiptare, vetëm LSI, i'a kalon partisë çame në aftësinë për ta "derdhur".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI