Flash

FOTOT/ Shpërndanin kokainë në Britani, 4 persona në kërkim, dyshohet se fshihen në Shqipëri

Lapsi.al 12 September 2018
FOTOT/ Shpërndanin kokainë në Britani, 4 persona në

Policia britanike ka shpallur në kërkim 4 persona ku mes tyre është eshë një shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi që trafikonte drogë në Bournemouth të Anglisë. Siç raportohet të mërkurën nga mediat lokale: anëtarët e bandës mbushën qytetin me kokainë të cilësisë së lartë. Drogë me vlerë prej rreth 404.000 paund nëse shitej në rrugë, u sekuestrua në fund të një hetimi 1-vjeçar nga policia.

Hetimet zbuluan se drejtuesi i grupit ishte Aaron Robinson, i cili punësoi një mbledhësi borxhesh për të kërcënuar shpërndarësit që furnizonte kur nuk mblidheshin paratë në kohë. Një shpërndarësi droge iu tha se do ti priteshin gishtat e do të vritej nëse nuk tregohej korrekt me pagesat.

Gjashtë anëtarë të grupit u dënuan në gjykatën e Bournemouth javën e kaluar, duke përfshirë edhe kreun Robinson. Megjithatë, katër të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim. Raportohet se ata u larguan jashtë Britanisë pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të tyre dhe ende nuk janë kapur.

Jordan Phillips, 28 vjeç, Laërence Ëindle, 29 vjeç dhe Daut Danaj, 39 vjeç, u arrestuan në mes të shtatorit 2016 dhe janarit 2017 në Bournemouth. Treshja u lirua me pas një pagese garancie në polici, në pritje të hetimeve të mëtejshme, por kësti i qershorit 2017 nuk u pagua. Që prej askokohe, janë në kërkim. Personi i katër në kërkim është Lloyd Stokes, 32 vjeç. Dyshimet e policisë britanike janë se fshihen në Shqipëri ose Spanjë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI