Flash

Griezmann "i shqetësuar" nga mungesa e francezëve për çmimin "The Best"

Lapsi.al 12 September 2018
Griezmann "i shqetësuar" nga mungesa e francezëve për

Pavarësisht titullit të kampionit të botës, të cilin e fituan në verë në Rusi, asnjë lojtar francez nuk është në listën e kandidatëve për titullin e lojtarit më të mirë të vitit të FIFA-s (The Best). Ky nder i takoi Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric. Gjatë grumbullimit me Francën, Antoine Griezmann, një nga yjet e Bluve, ishte shprehur i habitur nga përzgjedhja e bërë nga instancat ndërkombëtare. Ndërkohë sulmuesi i Atletico ka folur sërish për këtë çështje edhe pas kthimit në Spanjë.

"Çmimi 'The Best', më shqetëson, është çmimi i FIFA-s dhe është e çuditshme të mos shohësh asnjë francez, . Por mirë, ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi të luajmë sa më mirë të mundemi", tha Griezmann i ftuar në një event të organizuar nga "Movistar"

Pra Griezmann nuk e ka kapërdirë këtë "padrejtësi". Megjithatë, ai është përpjekur ta kalojë, duke menduar në veçanti për Topin e Artë, çmimin tjetër individual për të cilin është një ndër favoritët këtë vit. "Është më prestigjioz", tha ai. "Shumë futbollistë e kanë fituar, ky çmim ka një histori të jashtëzakonshme. Po, sytë e mi shkëlqejnë më shumë kur e shohin këtë trofe. Por nuk mund të votoj, do të shohim çdo të ndodhë".

Kujtojmë se në 2016, Griezmann e kishte përfunduar i 3-ti garën për "Topin e Artë" pas Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ai nuk fitoi asgjë në nivel kolektiv në atë vit. Në 2018, megjithatë, ai ka tre trofe në arkivin e tij (Europa League, Superkupa Europiane dhe Kupën e Botës) dhe gjithashtu golat e shënuar në dy finale. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të ecur më mirë dhe për t'u bërë francezi i parë që nga Zinedine Zidane (1998) që arrin këtë çmim.

Të këshilluara

Gjykata e Londrës dënon Hugo Lloris

Kapiteni i Francës dhe Tottenham, Hugo Lloris nuk ishte një shembull për t'u marrë në 24 gusht, kur u ndalua nga policia britanike pasi ishte duke ngarë makinën...

20:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI