Flash

Kufizimi i celularëve në shkolla/ Vodafone gati të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit

Lapsi.al 12 September 2018
Kufizimi i celularëve në shkolla/ Vodafone gati të

Pas shqetësimit të ngritur së fundmi për përdorimin e celularëve nga nxënësit në procesin mësimor, ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris. Në deklaratënë e tij, Kanaris thotë se e kupton tërësisht ndjeshmërinë për këtë çështje dhe pikërisht për këtë ka prerzantuar produkte dhe shërbime që ndihmojnë kufizimin e përdorimit të telefonave celular gjatë procesit mësimor.

"Përdorimi i teknologjisë nuk ka pse të jetë “o gjithçka, o asgjë”. Vodafone Albania është e gatshme të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për të krijuar në vazhdimësi produkte të reja që ndihmojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e një proçesi mësimor sa më cilësor, si dhe të lehtësojnë komunikimin midis fëmijëve, familjeve dhe mësuesve" është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris.

DEKLARATA E PLOTE

Vodafone Albania përkrah nismën më të fundit të Ministrisë së Arsimit për të ndaluar përdorimin e telefonave celularë gjatë orëve të mësimit. Vodafone mbështet çdo nismë që synon të përmirësojë proçesin mësimor dhe i ndihmon fëmijët të jenë të përqendruar dhe fokusuar për të arritur rezultate sa më të mira në shkollë.

Teknologjia është një mjet i domosdoshëm në sistemin arsimor, por shpeshherë në duart e një nxënësi gjatë orëve të mësimit, mund te kthehet në një mjet shpërqëndrimi. Vodafone e mirëkupton plotësisht ndjeshmërinë e publikut për këtë çështje, ndaj ka prezantuar në treg produkte dhe shërbime të cilat lehtësojnë komunikimin ne familje, krijojnë më shumë siguri për fëmijët kur lundrojnë në internet dhe u mundësojnë prindërve të kontrollojnë dhe përcaktojne kohën që të vegjëlit e tyre duhet të kalojnë në internet, dhe njëkohësisht vënë në dispozicion teknologjinë për të nxitur dhe zhvilluar arsimin.

Si një kompani e madhe ndërkombëtare, ne e kuptojmë më së miri shqetësimin e ngritur në mbarë botën për perdorimin pa kriter dhe pa kontroll të celularëve në shkollat fillore e të mesme. Po ashtu, e mirëkuptojmë nevojën e prindërve për të qënë në kontakt me fëmijët e tyre, dhe për tu siguruar për mirëqënien e tyre në çdo kohë.

Përdorimi i teknologjisë nuk ka pse të jetë “o gjithçka, o asgjë”. Vodafone Albania është e gatshme të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për të krijuar në vazhdimësi produkte të reja që ndihmojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e një proçesi mësimor sa më cilësor, si dhe të lehtësojnë komunikimin midis fëmijëve, familjeve dhe mësuesve.

Vodafone Albania përmes Fondacionit Vodafone ka kontribuar vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në vend, duke mbështetur mbi 50 projekte, me një vlerë totale prej 135 Million Lek, kontribut i cili ka ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e më shumë se 35,000 njerëzve.

Nga një arsimim i mirë përfitojnë jo vetëm individët, por gjithë shoqëria. Vodafone Albania gjen rastin t’u uroj vit të mbarë shkollor të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Përqendrohuni në mësime e kurrë mos hiqni dorë nga arsimimi.

Të këshilluara

Këto janë atletet më "in" të sezonit (Foto)

Disave mund t’u duken të shëmtuara, por janë tendenca më e parezistueshme e vjeshtës. Çfarë më shumë se atetet mund të blesh këtë periudhë, por kujdes! Të gjith...

13:40

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI