Flash

Mark Wahlberg tregon regjimin strikt, zgjim në 2 të mëngjesit dhe gjumë mbasdite

Lapsi.al 12 September 2018
Mark Wahlberg tregon regjimin strikt, zgjim në 2 të mëngjesit dhe

Mark Wahlberg, aktori i njohur i filmave aksion dhe komedi, njihet për fizikun e tij impresionues. Duke ju përgjigjur disa pyetjeve në story-t e rrjetit social Instagram, ai ndau me të gjithë se si arrinte ta mbante trupin e tij aq në formë edhe në moshën 47-vjeçare dhe kjo ishte falë një regjimi ditor shumë të rreptë.

Sipas asaj që aktori shkruan, ditën e fillon që në orën 2:30 të mëngjesit. Pasi zgjohet, pas 15 minutash ai ka kohën e lutjes. Ne 3:15 ai ha mëngjes ndërkohë që nga ora 3:40 deri në 5:15 stërvitet. Për rreth 30 minuta ai pushon dhe në orën 6:00 ka kohën e dushit. Kur shumica prej nesh nuk është zgjuar ende, në orën 7:30 Mark shkon të luajë golf, sportin e tij të preferuar. Në orën 8:00 është sërish koha për të ngrënë ndërsa në 9:30 i dedikohet trajtimit “cryo chamber recovery”. Ky është një lloj trajtimi në një dhomë me avull e cila e ndihmon atë të marrë veten nga aktivitetet deri në atë moment dhe në të njejtën kohë e pregatit për pjesën tjetër të ditës. Në orën 10:30 është koha sërish për të ngrënë. Më vonë nga ora 11 deri në 15:00 është koha e lënë në dispozicion për familjen, punën, takimet e ndryshme dhe marrjen e fëmijëve nga shkolla. Në orën 16:00 të mbasdites ai bën stërvitjen numër dy të ditës por që kësaj here zgjat vetëm një orë. Nga kjo e deri në orën 19:30 ai ja kushton sërish familjes dhe vjen ora e gjumit. Ne zakonisht dalim në atë orë, por Whalberg duhet të flerë duke marrë parasysh në çfarë ore zgjohet.

Të këshilluara

Roza Lati:Po bëj lek me zhveshjen time

Veç fotove të shumta dhe seteve të ndryshëm që publikon, pak kohë më parë ajo ka publikuar foton e një zarfi me 1 mijë euro brenda, ku tregonte se i kishte fitu...

13:36

Konfirmohet lidhja e Cara Delevigne me aktoren

Prej kohësh është folur se modelja e njohur  Cara Delevigne është në një lidhje me aktoren e “Pretty Little Liars” Ashley Benson. Por tashmë duket se vajzat ka...

12:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI