Flash

Një tjetër i ri i zhdukur pa lënë gjurmë në Shkodër

Lapsi.al 12 September 2018
Një tjetër i ri i zhdukur pa lënë gjurmë në

Një tjetër rast zhdukjeje personash është regjistruar në Shkodër. Një 29-vjeçar me inicialet A.D. nga fshati Naraç i Vaut të Dejës është zhdukur pa lënë gjurmë.

I riu është larguar dy ditë më parë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e shqetësuar kanë kryer denoncimin në polici ditën e martë, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të riun.

“Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, - njofton policia.

Shkodra është bërë shpesh kohët e fundit qendër e ngjarjeve kriminale. Ende nuk dihet fati i dy personave, dajë dhe nip të cilët janë larguar pa lënë gjurmë nga banesa prej më shumë se një muaji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI