Flash

Romelu Lukaku konfirmon tërheqjen nga kombëtarja pas dy vjetësh

Lapsi.al 12 September 2018
Romelu Lukaku konfirmon tërheqjen nga kombëtarja pas dy vjetësh

"Pas Europianit, unë mendoj se do të ndalem", kishte thënë Romelu Lukaku për amerikanen Business Insider, duke shpjeguar se nuk do të luante në Kupën e Botës 2022. Sulmuesi i Manchester United ishte pjesë e rëndësishme e Belgjikës në "Rusi 2018", duke tërhequr Djajtë në gjysmëfinale të kompeticionit.

Ylli i Manchester United, ka folur të martën mbrëma pas fitores 3-0 të Belgjikës kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve: "Thashë atë që thashë. Gjithçka do ta shikoni shumë më vonë. Nuk do të jem Djall i Kuq për dhjetë vjet. Por ndërkohë, po shijoj momentet që kaloj me shokët e mi dhe jam i kënaqur me paraqitjet e mia".

"Do ta shpjegoj më vonë pse thashë se do të ndalem pas Euro 2020. Zgjedhjet personale janë më pak të rëndësishme sesa grupi dhe kolektivi. Kur jam këtu, jam shumë i lumtur dhe kjo është gjëja kryesore për momentin", shtoi ndërkombëtari belg.

Të këshilluara

Lionel Messi kërkon Paul Pogba te Barcelona

Sipas informacioneve të bëra publike në programin spanjoll "El Chiringuito", Barcelona mund të bëjë një propozim të ri në merkaton e dimrit për mesfushorin shum...

21:23

Gjykata e Londrës dënon Hugo Lloris

Kapiteni i Francës dhe Tottenham, Hugo Lloris nuk ishte një shembull për t'u marrë në 24 gusht, kur u ndalua nga policia britanike pasi ishte duke ngarë makinën...

20:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI