Flash

Surpriza me motin, çfarë parashikohet për muajt e ardhshëm

Lapsi.al 12 September 2018
Surpriza me motin, çfarë parashikohet për muajt e ardhshëm

Sipas meteorologëve, shtatori i vitit 2018 nuk do të jetë shtator tipik i vjeshtës së klimës shqiptare.

Meteorologia Tanja Porja thotë: "Pasi siç e kemi parë edhe në këto ditë moti ka qenë tërësisht i kthjellët, ka pasur herë pas here vranësira, shirat kanë qenë fare pak prezentë, ndërkohë që temperaturat në fakt janë relativisht të larta edhe gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, por kryesisht në mesditë. 

Këto ditë janë shënuar temperaturat maksimale, 32, 33, edhe 34. Është një periudhë shumë komode për të gjithë ata që nuk janë ngopur me plazhin gjatë stinës së verës, mund ta vijojnë gjatë gjithë muajit Shtator." 

Porja thotë për Tv Klan edhe se muajt tetor dhe nëntor do të jenë më të ngrohtë.

"Ka pasur një aktivizim të fenomenit El nino në Gusht, gjë që ka bërë që Shtatori të jetë 4-5 gradë më i nxehtë se normalja. Dhe me një siguri mbi 80% pritet që edhe muaji Tetor-Nëntori duke përfshirë edhe muajin e fundit të vitit Dhjetori, parashikoj që të jenë më të ngrohtë sesa normalja. Deri në datën 20 Shtator nuk ka mundësi për shira në të gjithë territorin shqiptar, të shpresojmë pas datës 20." 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI