Flash

Artistët që nuk e përballuan dot karrierën

Lapsi.al 13 September 2018
Artistët që nuk e përballuan dot karrierën

 Këto janë artistët të cilët nuk e shmangën dot fundit e tyre të dhimbshëm edhe pse bota mendonte se kishin jetën perfekte.

Mac Miller

 Jo vetëm këngëtar por dhe producent, ai kishte lënë shenjën e tij në muzikë që në moshën 19 vjeccare dhe mendohej se do bëhej një nga më të mëdhenjtë e skenës së hip hopit. Por vitet e fundit fatëkeqësisht ai kishte rënë pre e varësisë nga droga. E sipas miqëve të tij pas dhënies fund të lidhjes dy vjecare me yllin e popit Ariana Grande ai kishte shtuar konsumimin e lëndëve të ndaluara. Kështu duke mos pasur pranë atë që e konsideronte si dashuria e jetës së tij, fundi i erdhi pikërisht nga abuzimi, më saktë nga overdoza.

Chester Bennigton Vokalisti i grupit të famshëm Linkin Park pas një pauze të gjatë me grupin e tij sapo kishte nisur turin për promovimin e albumit të ri. Ndërkohë që kishte dhënë disa performanca askush nuk e dinte që gjatë gjithë kohës ai ishte duke luftuar me depresionin. E kështu një mëngjes ai u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli dhe pas hetimeve rezultoi se kishte kryer vetëvrasje. Prince Një nga performuesit dhe muzikantët ikonë të Amerikës, yll i popit e jo vetëm, u nda nga jeta në moshën 57 vjecare pas një overdoze me ilace, të tipit fentanil. Ai kishte qenë i sëmurë prej kohësh duke pasur disa shqetësime të vogla por gjithsesi mjekimet i kishte nevojshme. Pikërisht nga mbizdozimi me këto mjekime ai gjeti vdekjen. 2.Amy Winehouse Një nga artistet më kontroverse por në të njejtën kohë më të talentuara të brezit të saj gjatë gjithë jetës luftoi me varësinë ndaj narkotikëve por dhe me ndarjet nga të dashurit. Ndërkohë që krijonte dhe bëntë këngët që ne i duam aq shumë, ajo përballej  çdo ditë me refuzimin nga njerëzit e afërt, me paparazët që donin të dinin gjithccka ndodhte rreth saj dhe me publikun që e kritikonte për stilin e jetesës. Në moshë shumë të re ajo vendosi se nuk ja vlente më të luftonte për jetën dhe karrierën dhe ju dorëzuar abuzimit me alkollin dhe drogën. Robin Williams Aktori i komedisë i cili bëri disa gjenerata të qeshin me humorin e tij vetë nuk ishte një njeri i lumtur. Ai ishte personifikimi i figurës së clown-it, pra i performuesit që argëtonte turmat dhe në mbrëmje ishte i vetëm e i trishtuar në shtëpi. Luftoi me depresionin që në fillimet e karrierës por edhe me ankthin. E teksa vitet kalonin, asgjë nuk mundi ta bënte të lumtur dhe sëmundja mendore u zhvillua akoma më shumë e në fund, humbi nga vetëvrasja, më saktë intoksifikimi.

Të këshilluara

Kim K: Qaj për të pasmet e mia

Ajo është plot surpriza. Të pasmet e mëdha të Kim Kardashian janë të famshme dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ajo u bë e njohur nga video seksuale e publikuar ...

17:24

Halle Berry vjen si regjisore

Halle Berry do të debutojë si regjisore me një film dramatik i ambientuar në botën e arteve marciale me titull “Bruised”, ku do të jetë edhe protagonistja. Xhir...

16:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI