Flash

Berisha ironi me Thaçin: Pse të mos kërkojmë edhe Ulqinin, Tuzin, Dibrën...

Lapsi.al 13 September 2018
Berisha ironi me Thaçin: Pse të mos kërkojmë edhe Ulqinin,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke e quajtur “argat” të Serbisë në Prishtinë. I pyetur në emisionin “Opinion” përse ka rritur dozat e akuzave ai tha se për vite të tëra me Thaçin ka mbrojtur te ndërkombëtarët tentativat e Beogradit për të marrë territore të Kosovës, por tashmë Thaçi ka ndryshuar mendim.

“ Pse e quaj argat? Unë bashkë me të kemi kundërshtuar çdo përpjekje të Beogradit për Serbinë e madhe. Del ky një ditë të bukur dhe thotë: Nuk e ka thënë Beogradi këtë, por po e them unë këtë të kufijve” – tha Berisha.

Ai tha se ndryshimi i kufijve është hapi i parë i çmontimit të Kosovës.

“Nuk jam kundër një marrëveshje, e mbështes një marrëveshje. Ballkani është më i pasuri për minoritete, por problemi nuk janë ata por maxhorancat. Të përdoren minoritetet si plaçkë tregu është çnjerëzore. Thuaju atyre që ka një marrëveshje që e kanë firmosur me gjak. Pse Serbia dhe Rusia e kanë këtë përqendrim në Mitrovicë? Prapavija e marrëveshjes është Serbia e madhe, ata vijnë me flamurin e Serbisë së madhe dhe nuk mund të lejohet” – tha Berisha që duke folur për këtë argument tha: “Pse të mos kërkojmë dhe Ulqinin, Tuzin, Dibrën? Nuk bëhet shaka me kufijtë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI