Flash

Frey sposton Ronaldon: “Fenomeni ishte një shkallë me lart”

Lapsi.al 13 September 2018
Frey sposton Ronaldon: “Fenomeni ishte një shkallë me

Ish-portieri i Interit Sebastian Frey nuk e harron të kaluarën e tij si zikaltër, dhe gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport” shpenzon fjalë të rëndësishme për Ronaldo “Fenomenin”, i konsideruar sipas tij më i fortë se Cristiano, që iu bashkua Juventusit në verë.

"A e dinë fëmijët e sotëm se kush është Ronaldo? Unë po përpiqem t’ia shpjegoj edhe djalit tim. Në 1998 Inter kishte lojtarët më të fortë në planet. Fenomeni ndryshoi futbollin, emocionoi një brez të tërë, ishte lojtari i parë i kompletuar dhe askush nuk ishte më si ai", deklaroi ish-portieri francez.

“Nuk kam parë kurrë askënd tjetër të bëjë gjërat që bënte Ronie. CR7 sot është një top lojtar, Ronaldo ishte një shkallë më lart. Si humanist, pastaj, ishte spektakolar: të gjithëve i bënte gjithmonë dhurata për Krishtlindje, magazinierëve gjithashtu”

"Futbolli që kam njohur kishte vlera, respektin prioritet, një shtrëngim duarsh me presidentin kishte vlerën e nënshkrimit të një kontrate. Ndërsa sot një firmë mbi kontratë nuk vlen asgjë. Futbollisti? Sot është një produkt komercial. Marrëdhënia njerëzore është dytësore", theksoi Frey.

Për këtë sezon ish-portieri vë bast për zikaltrit e Spalletti: "Interi duhet të jetë anti-Juventus. Menjëherë. Ka investuar mirë, Nainggolan është një goditje. Modric? Ndryshon gjithçka në një skuadër. Me të edhe Frosinone do të luftonte për Champions".

Në fund Frey rezervon një “sulm” ndaj Juventusit: "Nuk e di nëse do të mjaftojë Cristiano për Champions", ku shpreh francezi duke mos dalë jashtë linjës së rivalitetit historik mes këtyre dy skuadrave.

Të këshilluara

Lionel Messi kërkon Paul Pogba te Barcelona

Sipas informacioneve të bëra publike në programin spanjoll "El Chiringuito", Barcelona mund të bëjë një propozim të ri në merkaton e dimrit për mesfushorin shum...

21:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI