Flash

Heidi Klum refuzon Drake publikisht

Lapsi.al 13 September 2018
Heidi Klum refuzon Drake publikisht

Heidi ka zbuluar tek Ellen DeGeneres se Drake i ka kërkuar të takohen, por kjo nuk i ka kthyer mesazhin. Kur modelja Heidi Klum nuk ishte në lidhje, ajo ka qenë tek emisioni i Ellen dhe ka luajtur një lojë ku duhej të zgjidhte një nga meshkujt e famshëm që propozoheshin, me të cilin do të shkonte në takim. Ajo vazhdimisht zgjidhte reperin Drake, pasi i pëlqente më shumë nga të gjithë meshkujt që shihte në ekran, por në fund e ka ndërruar.

Megjithatë, një javë pas emisionit, Drake ka vendosur t’i shkruajë modeles për të dalë në një takim. Në ato ditë, Klum tashmë kishte takuar njeriun me të cilin është në lidhje dhe me të cilin po ndihet shumë e lumtur. Ajo ka treguar po në emisionin e Ellen se Drake e ka kontaktuar, por ajo nuk i ka kthyer asnjë përgjigje. Heidi i ka kërkuar falje publikisht reperit, duke i thënë se mendon që është shumë i talentuar dhe se do të shkojë në një nga koncertet e tij shumë shpejtë.

Të këshilluara

Paul MCcartney tregon skenat seksuale me miqtë

Paul McCartney dhe lideri i Beattles, John Lenon kanë qenë miq shumë të mirë. Në një intervistë për revistën “GQ”, Paul ka rrëfyer një moment të rinisë së ty...

12:22

Drake dhe Cardi B, në krye të klasifikimeve

Drake dhe Cardi B kryesojnë nominimet për American Music Awards 2018. Reperi kanadez është i nominuar për çmimin kryesor, atë të “Artistit të Vitit” dhe prit...

11:00

Artistët që nuk e përballuan dot karrierën

 Këto janë artistët të cilët nuk e shmangën dot fundit e tyre të dhimbshëm edhe pse bota mendonte se kishin jetën perfekte. Mac Miller  Jo vetëm këngëtar por ...

10:25

Kim K: Qaj për të pasmet e mia

Ajo është plot surpriza. Të pasmet e mëdha të Kim Kardashian janë të famshme dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ajo u bë e njohur nga video seksuale e publikuar ...

17:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI