Flash

Kylie Jenner pre e bullizmit në moshën 9-vjeçare (Video)

Lapsi.al 13 September 2018
Kylie Jenner pre e bullizmit në moshën 9-vjeçare (Video)
Që në moshë shumë të vogël, Kylie-t i është dashur të përballet me famën dhe presionin e saj. Ajo nuk ka qenë gjithmonë vajza e suksesshme dhe me vetëbesim që shohim sot. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kylie ka treguar për vështirësitë që i janë dashur të kalojë për shkak të opinionit të njerëzve dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë viktimat e bullizmit. “Gjysma prej jush mendojnë se jam e çuditshme. Ndërsa gjysma tjetër mendojnë se jam gazmore. Por unë kam vuajtur bullizmin që prej moshës 9-vjeçare, nga e gjithë bota. Dhe mendoj se ia kam dal mbanë ta përballoj më së miri. Por kudo ka njerëz që ushtrojnë bullizëm. Kjo është një video e shkurtër për t’ju treguar se i vetmi mendim që vlen është ai që keni për veten dhe mos ndryshoni kurrë. Duhet të dini se nuk jeni vetëm. Natën e mirë dhe shpërndani dashuri”, -është shprehur Kylie.

Të këshilluara

Vera 2018-të/ Cilat hite dominuan (Video)

Mund të themi që vera e këtij viti nuk ka qënë ashtu siç e pretendonim për sa i përket paqëndrueshmërisë së motit. Shiu i romantikëve prishi mjaft plane këtë vi...

16:39

Michelle Obama, gati librin e saj të parë

Edhe pse tashmë është larguar nga Shtëpia e Bardhë, ajo kujdeset që herë pas here të japë mesazhe mjaft frymëzuese dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë. Ajo bash...

14:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI