Flash

Lu: Saimir Tahiri të gjykohet sipas provave, jo sipas presionit politik

Lapsi.al 13 September 2018
Lu: Saimir Tahiri të gjykohet sipas provave, jo sipas presionit politik

Donald Lu deklaroi mbrëmjen e sotme se rasti i Saimir Tahirit duhet të gjykohet nga një gjykatës që ka kaluar vettingun dhe ndaj të cilit nuk ushtrohet presion politik.

Sipas ambasadorit amerikan, provat e dala në media për iplikimin e dyshuar të ish-ministrit në trafikun e drogës, janë tepër të rënda për tu anashkaluar nga forca e politikës.

"Rasti Tahiri? Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik." - u shpreh Donald Lu në emisionin "Real Story".

Ambasadori amerikan në ikje foli dhe për kanabizimin e vendit duke theksuar se mbjellja e lëndëve narkotike në Shqipëri është bërë më “bekimin” e politikanëve.

“Ajo që nuk është përfunduar është kapja e njerëzve që mbollën kanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika.” - u shpreh Donald Lu.

Të këshilluara

Lu: Emiljano Shullazi kërcënoi prokurorët

Donald Lu përsëriti qëndrimet e tij kritike ndaj policisë dhe sistemit gjyqësor, për menyrën se si kriminelë si Lulzim Berisha dhe Klement Balili vazhdojnë të q...

21:47

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI