Flash

Lufta e së enjtes në TV/ Berisha rikthehet te Fevziu, kundër Ramës. Lu, lamtumirë nga Sokol Balla

Lapsi.al 13 September 2018
Lufta e së enjtes në TV/ Berisha rikthehet te Fevziu, kundër

Beteja e së enjtes mbrëma po premton të jetë e ashpër që në startin e saj. Sot tre ekranet më të mëdha në vend kanë shpallur një konkurencë dhëmbë për dhëmbë me njëri tjetrin. I pari u mor vesh lajmi se Emisioni i Eni Vasilit, i cili ndryshe nga Nevs 24, nuk do të quhet më "Studio e Hapur" por "Open" do të startojë në Top Channel as më pak as më shumë sesa me vetë Edi Ramën. Kryeministri do të rikthehet të enten në Top Channel pas bojkotit 6 mujor që i bëri emisionit "Të Paekspozuarit" të Ylli Rakipit çka thuhet se ishte edhe një nga shkaqet të largimit të tij nga ky ekran për të shkuar drejt Nevs 24.

Me që jemi tek rikthimet, sensacional është ai i Sali Berishës pas 5 vitesh në studion e Fevziut. Berisha nuk shkelte aty që prej fundit të mandatit të tij si kryeministër kur vendosi t'a bojkotojë Opinion-in, megjithëse ruajti marëdhënie të mira me mediat Klan. Sipas burimeve brenda emisionit çështjet kryesore që do të trajtohen janë ati të ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë të lidershipit në PD, por nuk do të mundojë edhe kritika ndaj qeverisjes së Ramës. Berisha do të jetë përballë Andi Bejtes, Robert Rakipllarit dhe Lorenc Vangjelit.

Ndërsa dy emisionet e mësipërme kanë në epiqendër rikthimin, Real Story i regjistruar dje në mesditë, do të fokusohet tek një largim. Sokol Balla i ka marrë ndërkohë intervistën e fundit në Shqipëri para largimit (sot) ambasadorit amerikan Donald Lu dhe do të flasë me të lidhur me reformën në drejtësi, bilancin pozitiv apo negativ të saj.

"Sa here foli vendosi fatin e dikujt: Roshit, Llalles, Tahirit, reformes ne drejtesi. Donald Lu largohet nga Shqiperia si ambasadori me i suksesshem por dhe me i kontestuar. Po cilat jane pengjet, dështimet dhe sukseset e tij gjatë tre vjeteve ne Shqiperi"? thuhet në promon e këtij emisioni.

Siç, shihet do të mjaftonte edhe vetëm një nga këto përballje, që e enjtja e politikës të ishte e tejmbushur. Por fakti që të tre emisionet janë në një ditë dhe në të njëjtën orë (21 00) dëshmon se që në startin e saj beteja për audiencë e së enjtes në mbrëmje ka nisur e ashpër.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI