Flash

Michelle Obama, gati librin e saj të parë

Lapsi.al 13 September 2018
Michelle Obama, gati librin e saj të parë

Edhe pse tashmë është larguar nga Shtëpia e Bardhë, ajo kujdeset që herë pas here të japë mesazhe mjaft frymëzuese dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë.

Ajo bashkë me ish-presidentin Barack Obama dhe vajzat e saj nisën një jetë të re pas përfundimit të mandatit, jashtë vëmendjes së mediave dhe përgjegjësive politike. Por sigurisht ato nuk ndaluan me projektet e tyre dhe patën edhe një lloj reflektimi, gjë të cilën Michelle e ka pasqyruar në një projekt mjaft të madh, siç është publikimi i një libri i cili do t’i japë mundësi njerëzve ta takojnë atë. Ka qenë vetë ajo që ka postuar në Instagram lajmin se tashmë ka përfunduar puna me librin e saj i cili do të publikohet më 13 nëntor. Ajo e ka konsideruar si një ditë mjaft të rëndësishme për të dhe është e lumtur që do të ndajë me botën periudhën jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku ka pasur mundësi të mendojë për njerëzit, historitë dhe të gjitha eksperiencat që e bënë të jetë kjo që është sot.

Të këshilluara

Heidi Klum refuzon Drake publikisht

Heidi ka zbuluar tek Ellen DeGeneres se Drake i ka kërkuar të takohen, por kjo nuk i ka kthyer mesazhin. Kur modelja Heidi Klum nuk ishte në lidhje, ajo ka qenë...

13:07

Paul MCcartney tregon skenat seksuale me miqtë

Paul McCartney dhe lideri i Beattles, John Lenon kanë qenë miq shumë të mirë. Në një intervistë për revistën “GQ”, Paul ka rrëfyer një moment të rinisë së ty...

12:22

Drake dhe Cardi B, në krye të klasifikimeve

Drake dhe Cardi B kryesojnë nominimet për American Music Awards 2018. Reperi kanadez është i nominuar për çmimin kryesor, atë të “Artistit të Vitit” dhe prit...

11:00

Artistët që nuk e përballuan dot karrierën

 Këto janë artistët të cilët nuk e shmangën dot fundit e tyre të dhimbshëm edhe pse bota mendonte se kishin jetën perfekte. Mac Miller  Jo vetëm këngëtar por ...

10:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI