Flash

Ndarja e Kosovës/ Rama mes joshjes nga ShBA dhe frikës nga Merkel

Lapsi.al 13 September 2018
Ndarja e Kosovës/ Rama mes joshjes nga ShBA dhe frikës nga Merkel
Edi Rama, megjithëse i është shmangur me insistim një përgjigjeje për ndarjen e Kosovës, ka renditur për herë të parë një sërë argumentash që janë pro saj. Ndërkohë që të gjithë kanë folur dhe janë shprehur për propozimin e Hashim Thaçit për të këmbyer teritore me Serbinë, Edi Rama ka refuzuar të prononcohet mbi këtë temë. Shpesh herë i akuzuar se qëndron mbas palnit të miqve të tij Thaçi dhe Vuçiç për të krijuar një Shqipëri dhe një Serbi të madhe, Rama u lëkund shpesh herë mes përgjigjes politikisht korrekte : « Nuk është koha që të flas » dhe evidentimit të argumentave që janë pro një marëveshjeje që duket se po gjen përkrahje edhe në ShBA. Lexo me tej:

Berisha: Ju them pse hesht Rama për negociatat Kosovë – Serbi

«Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem » tha ai. Rama ka vazhduar të mos i përgjigjet, pyetjeve të Eni Vasilit në emisionin e ri « Open » duke këmbëngulur se « nuk flas në emer të Kosovës » dhe duke thënë : « Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosoven dhe çfarë përfaqesuesit e zgjedhur të Kosoves do të vendosin». Por, ajo që u vu re ishte se qëndrimi i Ramës qe krejt i ndryshëm nga ministri i tij i jashtëm që foli për « hapjen e kutisë së Pandorës ». Nga nënteksti i pa thënë shqeto kuptohej se fjalët që zgjidhte Rama ishin më shumë pro një ndarjeje që mund të sjellë më pas bashkimin e dy pjesëve të kombit shqiptar « Kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet », « në mendimin tim SHBA është pro », « pse nuk flisin për mundësinë e bashkimit kombëtar », tha Rama i cili kur u pyet nga Vasili për kancelaren Merkel që është kundër ishte i qartë kur u përgjigj : « Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares ». Pra me sa duket kryeministri shqiptar tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, të cilën po heziton t’a thotë publikisht. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI