Flash

Patozi: Pse vettingu në politikë nuk do të realizohet

Lapsi.al 13 September 2018
Patozi: Pse vettingu në politikë nuk do të realizohet

Sipas Astrit Patozit, nisma për vettingun në politikë është e parealizueshme.

Kritiku i Bashës u shrpeh në emisionin "Top Talk" se palët po mundohet t'i lënë dopio gjashtën në dorë njëra-tjetrës, ndërsa Lulzim Basha po përdoret nga Rama.

“Nuk më pengon asgjë të them se, në rast se Basha e ka seriozisht sfidën apo projektin e vettingut, unë do ta mbështes në të gjitha rastet. Por dyshoj te ky seriozitet, sepse kam parë zhvillimet pas lançimit të idesë, që më lënë një shije të keqe. Mënyra sesi janë sjellë palët që nga dita e anonçimit nga Basha, është e tillë që të krijon idenë e një teatri, ku të dyja palët nuk duan që të bëhet, por që po përpiqen me shumë sforco që t’ia lënë dopio gjashtën në dorë palës tjetër. Është një ngjarje e sigurt. Është një truk i të dyja palëve, por në këtë rast opozita ka më shumë përgjegjësi për dy arsye: së pari, sepse ishte ajo që e lançoi dhe mund ta evitonte nëse nuk e kishte seriozisht; dhe së dyti, sepse opozita është ajo që duhet ta shkundë pushtetin që të shkojë në moralin e saj”, - tha Patozi.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha shpalosi nisëm e PD për vettingun në politikë, projektligj që u dorëzua edhe në Kuvend. Kjo iniciativë gjeti mbështetjen edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili ftoi Bashën që të uleshin në tryezë për bashkëpunim. Projektligji në fjalë kërkon që përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë e ‘sitës’ së vettingut të bëhen edhe politikanë, zyrtarë institucionesh, duke mos përjashtuar as kryeministrin.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI